LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 17:05

Po udhëtonte me mikun e tij, ja kush është 20-vjeçari që humbi jetën dje në Ksamil (FOTO)

Ditën e djeshme në Ksamil, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”, ku 20-vjeçari Antonio Mateli humbi jetën pasi makina me të cilën ai udhëtonte doli nga rruga dhe u përmbys.

Në momentin e aksidentit, 20-vjeçari ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga miku i tij. Si pasojë e plagëve të marra, Mateli humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, është publikuar edhe një foto e Antonio Matelit, i cili mësohet se këtë të martë do të përcillet për në banesën e fundit.

Po ashtu, i lënduar nga aksidenti mbeti edhe drejtuesi i “Benzit”, i cili u transportua në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në daljen e makinës nga rruga, ndërsa Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE