LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 17:05

Bankat marrin vendim të keq për gjithë ata që kanë llogari bankare

Nga 2.50 euro sa ishte deri vitin e kaluar, tarifa për një pagesë të kryer fizikisht në bankë ka arritur në 5 euro, duke dyfishuar koston për mijëra klientë që vazhdojnë t’i përdorin sportelet për pagesat e tyre të përditshme.

Sipas tyre, një komision prej 5 eurosh për një pagesë në sportel mund të duket i vogël në pamje të parë, por për qytetarët që kryejnë disa pagesa gjatë muajit ai përbën një shpenzim shtesë të ndjeshëm.

Njohës të ekonomisë kanë theksuar se digjitalizimi i shërbimeve bankare është një zhvillim pozitiv dhe i domosdoshëm, por paralelisht duhet të merren parasysh edhe kategoritë që nuk mund t’i përdorin këto shërbime. Sipas tyre, bankat duhet të ofrojnë tarifa më të favorshme për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe klientët e tjerë që nuk kanë alternativë tjetër përveç sportelit.

Deri më tani, bankat nuk kanë dhënë një sqarim të detajuar publik për arsyet e rritjes së tarifës nga 2.50 në 5 euro. Ndërkohë, qytetarët kërkojnë që komisionet bankare të jenë më të arsyeshme dhe në përputhje me standardin jetësor në Kosovë, në mënyrë që shërbimet bazë financiare të mbeten të përballueshme për të gjithë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE