LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 23:11

Sulmohet me gurë autobusi nga Kosova

Një autobus me pushues nga Kosova është sulmuar me gurë derisa ishte në qarkullim në Kukës, gjatë kthimit drejt Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën e aeroportit në Kukës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit, duke shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e sulmit është thyer njëri prej xhamave të përparmë të autobusit, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të siguruara, nuk raportohet për persona të lënduar.

Kompania kosovare që operon autobusin e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, por ka kërkuar që identiteti i saj të mbetet anonim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE