
Tragjedia që i mori jetën minatorit 40-vjeçar Ilir Kolaveri në galerinë e kromit në Bulqizë nuk përfundoi me nxjerrjen e trupit të tij nga nëntoka. Për familjen e tij, dhimbja sapo ka nisur.
Pas më shumë se dy ditësh kërkimesh intensive, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin trupin e pajetë të Kolaverit, i cili humbi jetën pasi u godit nga një masiv kromi që u shkëput gjatë procesit të punës në galerinë e kompanisë “Eternal Security”. Një aksident që i mori jetën në pak çaste, por la pas një familje të zhytur në dhimbje, por dhe në pasiguri.
Iliri ishte bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të mitur. Sot, familja e tij në Suç të Matit përballet jo vetëm me boshllëkun e pazëvendësueshëm të njeriut të dashur, por edhe me vështirësi të mëdha ekonomike. Bashkëshortja është e papunë, ndërsa tre fëmijët kanë mbetur pa mbështetjen e vetme që siguronte të ardhurat për familjen.
Të afërmit thonë se pas mbulimit të shpenzimeve mortore nuk kanë marrë asnjë mbështetje tjetër dhe ndihen të braktisur. Në një apel publik për Balkan Web, kunata e të ndjerit kërkon solidaritetin e qytetarëve.
“Iliri ishte burri i motrës sime. Jetojnë në Suç të Matit. Firma “Eternal Security” na ka shpërfillur. Kanë ardhur dhe kanë paguar vetëm shpenzimet mortore, por nuk janë kujtuar më për familjen e të ndjerit. Jemi pa përkrahje. Ka tre fëmijë të mitur, i ka lënë në një situatë shumë të vështirë. Bashkëshortja është pa punë. Kërkojmë ndihmën e shqiptarëve që t’u gjenden pranë me aq sa mundet secili”, shprehet ajo.
Vetëm pak ditë më parë, pas më shumë se 24 orësh kërkime, trupi i Ilir Kolaverit u nxorr i pajetë. Siç dhe u raportua më herët, dyshohet se ai ra në një furnel dhe më pas mbulua nga një masiv gurësh. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar drejtuesin teknik të “Eternal Security”, Përparim Koçi.
Sipas policisë, Koçi nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar për vdekje Kalaveri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njoftoi Policia më 3 gusht, një ditë pasi 40 vjeçari u nxor i pajetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
