
Deputeti i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla janë përplasur në kuvend për protestën qytetare kundër ndërtimit të projektit në Zvërnec.
Pas akuzave të Shehajt se PS dhe PD janë bashkë, Balla u përgjigj duke e quajtur Shehajn “hajdut dhe gjobaxhi” që nuk ka lidhje me protestat.
Sipas Ballës, Shehaj ka provuar të protestojë dhe nuk ka mbledhur dot “as 30 veta”.
“Agron Shehaj me çfarë mandati vjen në Kuvend për tju përfaqësuar. Keni firmosur ju protestues një mandat përfaqësimi që ky hajdut të dhënash personale të vijë t’ju përfaqësojë ju. Ky që ju ka vjedhur të dhënat, numrat e telefonit, se ky do mblidhte 100 firma për të mbrojtur reformën në drejtësi. Ky hajdut këto të dhëna i përdor që qëllime partie.
Motra dhe vëllezër protestues i keni dhënë një mandat këtij hajduti që të flasë ne emrin tuaj?! Jam i sigurt se kur ti e ke provuar nuk ke mbledhur 30 veta. Ta marrim vesh kush është pronari i protestës. Del Tik Llapa thotë jam unë pronar i protestës, del Arlind Symadhi thotë jam unë pronar i protestës.
Ta marrim vesh kush është? Protesta është e njerëzve, aty ka djem e vajza që protestojnë. Ti ça dreqin ke? Ti je një hajdut, je një gjobaxhi që i vihesh bizneseve nga prapa, nuk ta përmend emrin por më sill kaq lekë. Ti gjobaxhi i thua televizioneve pse nuk më nxirrni mua në televizor, gjobaxhi, kaq ka me ty”, tha Balla.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Shehaj iu drejtua kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke deklaruar se “ju ka dalë boja” dhe se qytetarët e kanë kuptuar se PS dhe PD janë bërë bashkë.
“Ju ka dalë bojë se njerëzit e kanë kuptuar, e kanë kuptuar njerëzit që jeni bashkë. Nuk e bëni dot pazarin me ata. Me Saliun jeni bashkë tani. Do vini pragun, do ndryshoni kushtetutën, do kapni drejtësinë. Dolët zbuluar Taulant, ata protestues nuk vajtën vetëm tek PS, vajtën edhe te PD. Po tani si do ja bëni pa gogolin, si do ja bëni pa gogolin o Taulant? Cfarë do ju thoni njerëzve? Ju duhet një gogol tjetër dhe keni gjetur, grekët, serbët, rusët etj. Si do ja bëni tani, si do justifikoni vjedhjen, grabitjen?! Teatrin tuaj nuk e beson më njeri, ju ka dalë boja. Ju duhet zgjidhje, si do ja bëni. Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh. Kanë kuptuar që ju i keni vjedhur, dhe ju tallin, e keni parë që ju tallin”, the Shehaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
