Beniada Nishani është padyshim një prej banorëve më të lezetshëm në këtë edicion të Big Brother, dhe ndër më të pëlqyerat në rrjetet sociale.
Video e Beniadës ku përshëndet daja Pashukun janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kudo, i cili pikërisht mbrëmë kishte zgjedhur që të shkonte në shtëpi për ta surprizuar.
“Daja Pashuku mendonte të më gjente një burrë në Shijak se ka burra të mirë. Pas kësaj videos më latë pa u martuar. Nuk më doli fati në Itali dhe tani në Shqipëri nuk do të më dalë fati, as këtu. Ca janë ato videot se na nxorët bojën”, – tha ajo duke shkaktuar të qeshura.
Gjatë takimit me daja Pashukun, i cili në fakt është vëllai i gjyshes së saj nga ana e mamit, Beniada tregoi se kur ishte e vogël shkonte shpesh për të qëndruar te shtëpia e tij në Shijak.
‘Gjithë Shijaku më pyet se çfarë e ke Beniadën ti’, u shpreh Pashuku, i cili tha se krenohej me Beniadën, dhe e ndiqnin me padurim në Big Brother.