
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, në zonën e njohur si Fushë Vërri në Delvinë.
Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përfshirë në përplasje, si pasojë e së cilës një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga forca e goditjes, njëri prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar pasoja të rënda për personat që ndodheshin në të.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e Policisë, ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të siguruar zonën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
