LAJME / E Premte 14 Janar 2022, 16:04

Çfarë e lidh Bora Zemanin me Noizyn? Publikohet fakti interesant

Duket se te qënurit në vëmendje me historinë e dashurisë me Donald Veshajn,

Bora Zemani filloi të ketë një rritje të ndjekësve të rinj, sidomos pas hyrjes në Big Brother.

Por me interesante eshte rritja drastike e ndjekësve te Bores pas ndarjes me  aktorin ku

mbeshtetja per moderatoren u perkthye ne mijera ndjekes.

Sipas ekspertit të  marketingut digjital, Arlind Zoto, mbretëresha e Instagramit është Bora Zemani, ndërsa Noizy është mbreti.

Zoto thotë se suksesi në Instgram nuk matet më nga numri i ndjekësve dhe pëlqimet që merr një personazh, suksesi matet nga engagments, pra angazhimet dhe se sa aktivë janë ndjekësit në profilin e një personazhi.

“Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani. Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë 2 me të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i  likes (pëlqimeve)  dhe numri i folloërsave por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj.”- tha ai.