LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 13:01

Erion Veliaj në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës bëhet baba për herë të dytë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, është bërë baba për herë të dytë. Bëhet e ditur se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka sjell sot në jetë djalin e tyre të dytë.

Ndërkohë SPAK i ka dhënë leje Veliajt që të takojë fëmijën e porsalindur në maternitet.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025. Kryebashkiaku i Tiranës është dërguar për gjykim nga SPAK me një sërë akuzash penale, duke përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Dosja hetimore përfshin gjithashtu bashkëshorten e tij dhe një sërë biznesmenësh e subjektesh të tjera.

Kujtojmë që çifti janë edhe prindër të një djali tjetër, i cili ka ardhur në jetë në vitin 2018, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE