LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 15:03

Edi Rama gjen “armiqtë”, ja kush fshihet pas protestave në Tiranë..

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, u ndal edhe te protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec.

Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.

“Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjetra të përfshirë në sulme”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që në publik hidhen teza të ngjashme për organizatorët e protestës, ndërkohë që më parë analistë të ndryshëm nga debate televizive kanë thënë se protestën e organizojnë grekët, serbët dhe rusët.

Madje një prej analistëve nxorri një foto me inteligjencë artificiale, ku thonte se Greqia po dërgon njerëz me autobusë.

Nga ana tjetër qytetarët po protestojnë në disa qytete të vendit njëkohësisht, ndërkohë që numrat e pjesëmarrësve janë të lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE