
Po ashtu, një tjetër aksident me pasoja fatale u regjistrua në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka. Në aksident mbetën të lënduar edhe persona të tjerë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
Në Suharekë, një tjetër aksident trafiku i mori jetën Bekim Ugzmailit, duke shtuar bilancin e viktimave në rrugët e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se po heton rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal.
Ndërkohë, opinioni publik u trondit edhe nga lajmi për vdekjen e Gresa Kryeziut, e cila humbi jetën në një tjetër ngjarje tragjike gjatë kësaj jave.
Po ashtu, një grua u gjet pa shenja jete në Prizren, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e vdekjes së saj.
Brenda vetëm pak ditësh, këto gjashtë raste kanë rikthyer vëmendjen te rëndësia e sigurisë në komunikacion, kujdesit gjatë aktiviteteve në natyrë dhe zbardhjes së shpejtë të rasteve të dyshimta nga institucionet përgjegjëse.
Familjarët e viktimave po përballen me dhimbje të mëdha, ndërsa në rrjetet sociale mijëra qytetarë kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për disa prej këtyre rasteve janë ende në vazhdim dhe pritet që në ditët në vijim të publikohen më shumë detaje zyrtare për secilën ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
