
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të të dy vendeve.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të ekstraduarit akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimit kompjuterik, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.
Mes personave të ekstraduar janë katër shtetas të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash, si dhe një shtetas i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Gjithashtu, është ekstraduar edhe një 34-vjeçar i akuzuar për mashtrim kompjuterik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe I. L., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
Më konkretisht për 4 të ekstraduarit e tjerë bëhet fjalë për:
K. Q., alias J. H., alias J. Q., 44 vjeç;
Sh. K., 44 vjeç;
A. P., alias Sh. P., 38 vjeç;
D. P., alias E. S., alias D. B., alias F. P., 39 vjeç;
Operacioni u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe./euronews, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
