LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 19:07

E fundit! Autobus i linjës Durrës merr flakë! Thuhet se njerëzit janë

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është përfshirë nga flakët këtë të enjte, teksa ishte në lëvizje pranë rrethrrotullimit të Universitetit, në Unazën e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në mjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet dhe të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE