Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Burime bëjnë me dije se arsyeja e mungesës lidhet me probleme shëndetësore. Më konkretisht, kryedemokrati raportohet se po kalon një situatë viroze, që e ka detyruar të qëndrojë i tërhequr nga angazhimet publike ditën e sotme.
Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga selia blu apo nga avokatët e tij.
Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në një proces të hapur hetimor dhe është subjekt i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” nga ana e Prokurorisë së Posaçme,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE