
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot, më 19 qershor, në Plazhin e Tales në Lezhë, ku paraprakisht raportohet se dy vajza të mitura, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç, janë mbytur në det.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes tragjike. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.
Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
