LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 15:03

Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, për përfshirjen në vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, ngjarje që tronditi opinionin publik në prill të vitit 2017.

Vrasja ndodhi në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë, ndërsa hetimet çuan në identifikimin e Bledar Jambellit si porositës dhe financues të krimit. Ai u arrestua në Greqi në vitin 2018 dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.

Ishte Mikel Shallari, autori i ekzekutimit, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes dhe vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë duke zbuluar porositësit e vrasjes së ish-komisarit.

Në këmbim të dëshmisë që çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve, Shallari përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe u dënua me vetëm 10 vite burg.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes së Cukut ishte një arrestim që ai kishte kryer në vitin 2012, kur në cilësinë e drejtuesit të Policisë së Vlorës, kishte ndaluar Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Armando Delaj.

Jambelli u lirua nga akuzat dy vite më pas dhe madje fitoi një dëmshpërblim prej mbi 500 mijë lekësh nga shteti për ditët e qëndrimit në paraburgim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE