
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e njohur si “Kthesa e Kamzës”, ku Dorian Kasa për pak sa nuk i mori jetën efektivit të Rrugores, Loren Ramës.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga ilirianews.al, ky është i riu Dorian Kasa i cili tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, e pastaj ta godiste me thikë. Por falë reagimit të shpejtë të efektivit, u shmang tragjedia.
Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, kur Dorian Kasa i është afruar efektivit Loren Rama i cili po menaxhonte trafikun, ka tentuar t’i marrë armën e shërbimit dhe i ka vendosur thikën në fyt.
“Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjëherë autori. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç” njoftoi sot Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
