LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 20:08

Deklarata per familjen qe ndodhi ngjarja e rende ne vend

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje. Në lidhje me ngjarjen, për korrespondentin e Top Channel, Klodian Zhivani, ka folur një banoret e zonës, e cila e njihte çiftin. Ajo shprehet e çuditur nga ngjarja, pasi nuk ka vënë asnjëherë re më parë konflikte mes çiftit.

“Ky zotëri (autori) ka qenë gjithnjë i mirë, i ndershëm. Na merrte në makinë, shkonim, vinim. Njeri shumë i mirë, edhe gruaja. As asaj nuk i është dëgjuar kurrë ndonjë fjalë e keqe. Ne na vjen shumë keq që u shua një familje kaq e mirë.

Kam pasur shumë respekt për këtë gruan, sepse ka qenë shumë e mirë. Unë kam qenë shpesh në shtëpinë e tyre dhe asnjëherë nuk kam ndjerë debate. Nuk kam parë asnjë shenjë xhelozie”-, u shpreh banorja./ Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE