LAJME / E Premte 19 Janar 2024, 00:12

Cila është fallxhorja britanike që parashikoi divorcin e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë?

New York Post, por edhe media të tjera ndërkombëtare i kanë bërë jehonë divorcit të Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Madje, New York Post ka shkruar edhe për parashikimin e një fallxhoreje.

Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha Elia njoftuan se do të ndaheshin të hënën pas shtatë vitesh martesë duke dalë në parashikimin e fallxhores Sally Morgan.

“Një fallxhore pretendoi se një çift mbretëror do të shkonte drejt divorcit në vitin 2024. Megjithatë nuk ishin Duka dhe Dukesha e Sussex, por Princi i Kurorës së Shqipërisë”, thuhet në shkrim”.