LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 16:04

BRAVO I QOFTË - PO MBYTEJ NË PISHINË, SHQIPTARI BËRI GJESTIN HEROIK QË I SHPËTOI JETËN 3-VJEÇARES

Një akt i jashtëzakonshëm guximi nga një shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave në Gjermani. Liriton Mavraj, me origjinë nga Kosova, u kthye në hero pasi shpëtoi jetën e një vajze 3-vjeçare që po mbytej në një pishinë në qytetin Aschaffenburg.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, gjithçka ndodhi brenda pak çastesh. Vogëlushja ishte pa shenja jete në ujë kur bashkëshortja e Liritonit e vuri re dhe kërkoi menjëherë ndihmë. Ai reagoi pa hezitim, u fut në pishinë dhe nisi përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

Në bashkëpunim me rojen e pishinës, shqiptari kreu manovrat e ndihmës së parë dhe frymëmarrjen artificiale. Pas rreth 30 sekondash tensioni, vajza nisi të merrte frymë, hapi sytë dhe filloi të kollitej, duke nxjerrë ujin që kishte gëlltitur.

3-vjeçarja u transportua më pas në spital, ku mjekët konfirmuan se ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Veprimi i Liriton Mavrajt është vlerësuar si një akt i rrallë humanizmi dhe guximi, duke e bërë shqiptarin protagonist të një historie që preku zemrat e shumë njerëzve në Gjermani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE