LAJME / E Enjte 21 Janar 2021, 12:12

Blendi Fevziu tregon eksperiencën e FRIKSHME: Pardje doja të parakaloja një makinë, por ishte me 160 km/h, kishte 7 persona brenda

 

Dje në emisionin “Opinion” po diskutohet për aksidentet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë, disa prej tyre fatkeqësisht kanë përfunduar me vdekje.

Në bisedë e sipër, gazetari Blendi Fevziu ka treguar për panelin e tij një ngjarje të frikshme që i kishte ndodhur dy ditë më parë në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Ai ka thënë se donte të parakalonte një makinë të vogël, por konstatoi që ajo po ecte me 160 km/h dhe kishte 7 persona brenda.

“Para dy ditësh isha në Korçë, dhe doja të parakaloja një makinë shumë të vogël, një makinë të lehtë në kuptimin, ecte me 160 km/h, nuk kalohej dot dhe ishte një Reno e vogël, e kuishte mbushur plot, 5 veta mbrapa dhe 2 para, nuk kapej, në rrugën Korçë-Pogradec. Ishte e frikshme, i bëra shenjë me drita që të ndalonte shpejtësinë, se thashe mos përplaset”, ka treguar Fevziu.