
Ontarget.mk ka siguruar rezultatet e një ankete të realizuar për nevojat e National Democratic Institute (NDI), e cila nxjerr VMRO-DPMNE-në
forcë të parë politike në vend me 22%, para LSDM-së me 10.2%.
Ajo që bie në sy është raporti i forcave në kampin politik shqiptar. Sipas anketës, BDI gëzon mbështetje prej 8.2%, ndërsa VLEN 5.1%, duke e
lënë koalicionin qeveritar më shumë se tre pikë prapa.
Anketa regjistron gjithashtu 1.8% mbështetje për Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit dhe 0.2% për krahun e Ziadin Selës.
Nga partitë maqedonase më të vogla, Levica matet me 4.3%, ndërsa ZNAM me 4.1%.
Nëse këto rezultate konfirmohen edhe në matjet e ardhshme, ato tregojnë se një vit pas kalimit në opozitë, BDI vazhdon të mbetet subjekti dominues në bllokun shqiptar, ndërsa VLEN ende nuk po arrin të kapitalizojë pozitën e saj në pushtet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
