LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 21:09

Aksident i rëndë! Autobusi përmbyset pas përplasjes së fortë, raportohen per viktima dhe shumë të plagosur

Një aksident i rëndë zinxhiror ka bllokuar qarkullimin në bulevardin “Çelopeçensko Shose” në Sofje, raportojnë mediat bullgare.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një autobus i transportit publik dhe një veturë. Dëshmitarët okularë thonë se vetura është përplasur me forcë të madhe me autobusin, duke bërë që mjeti i transportit publik të përmbyset në çati.

“Skena është e tmerrshme. Ka njerëz të shtrirë në rrugë dhe ndihet erë gazi. Të paktën dhjetë persona janë lënduar”, ka deklaruar një dëshmitar për portalin bullgar “Blitz”.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë disa ekipe të zjarrfikësve, si dhe një numër i madh autoambulancash. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen dhe trajtimin e të lënduarve.

Për shkak të aksidentit, trafiku në këtë pjesë të qytetit është ndërprerë plotësisht, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Sipas raportimeve të para, ka viktima dhe disa persona të plagosur, por autoritetet ende nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar. Më shumë detaje priten gjatë orëve në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE