LAJME / E Mërkurë 13 Dhjetor 2023, 02:02

5 persona humbin jetën nga rrëzimi i ashensorit

Pesë persona vdiqën në një aksident me ashensor të hënën në një kantier ndërtimi në periferi të Stokholmit dhe prokurorët po hetojnë incidentin, tha të martën Autoriteti i Prokurorisë suedeze.

“Klasifikimi i krimit në hetimin paraprak në vazhdim është krimi i mjedisit të punës duke përfshirë shkaktimin e vdekjes”, tha agjencia në një deklaratë, shkruan Reuters.


Ai tha se puna për identifikimin e të gjithë të vdekurve ishte ende duke u zhvilluar, si dhe hetimi teknik i vendit të ngjarjes.