SHOWBIZ / E Martë 24 Gusht 2021, 23:11

“Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajtë nga mashkulli i lig”, Mozzik reagon për νraѕjen e 18-νjeçareѕ: Na tronditi

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka reaguar për ngj arjen e rë ndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku u v ra 18-vjeçarja Marigona Osmani.

V rasja nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, i cili është vënë në pranga, ka lënë të shokuar mbarë opinionin. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Mozzik i shprehu ngushëllime familjes dhe i kërkoi drejtësisë që të japë dënimin e merituar për autorin.


Mozzik me një status të publikuar në InstaStory i shprehi ngushëllime familjes, teksa kërkoi nga autoritetet dënime meritore për v rasësin.

“Ngushëllime familjes! V rasja e 18-vjeçares na tronditi të gjithëve…e ndjera pushoftë në paqe! Rast i rëndë shumë i rëndë…Zoti i forcoftë familjen në këtë sprovë. E dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.


Në postimin pasues, bëri një lutje drejtuar Zotit, në mbrojtje të të gjitha femrave.


“Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajte nga mashkulli i ligë”, shkroi reperi.
Ndërsa më pas, publikoi një imazh të v iktimës 18-vjeçare nën filtrat bardhë e zi, duke shkruar: “Pusho në paqe engjëll”.