SHOWBIZ / E Hënë 2 Janar 2023, 18:06

Zhaklina Gjolla largohet nga shtëpia e BB VIP pas një gjendje të rënduar psikologjike

Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 2”. Natën e djeshme, moderatorja kërkoi të largohet nga gara, ndërsa gjithçka iu komunikua pjesës tjetër me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.

Në të thuhej: Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese.