
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Itali, ku nëna dhe djali i saj janë gjetur të pajetë në garazhin e banesës së tyre. Sipas mediave italiane, viktimat janë identifikuar si Rosalia La Manna, 37 vjeçe, dhe djali i saj, Vincenzo Troia, 22 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se nëna dhe djali kanë humbur jetën si pasojë e tymrave toksikë që dyshohet se kanë dalë nga një cisternë e vendosur në katin e poshtëm të banesës.
Sipas informacioneve paraprake, i pari që ka zbritur në garazh ka qenë Vincenzo, i cili kishte shkuar për të marrë disa rrjeta që do t’i përdorte për mbledhjen e ullinjve. Kur djali nuk u kthye, nëna e tij, Rosalia, ka zbritur për ta ndihmuar, por edhe ajo nuk kthye më.
Por ajo që e bën ngjarjen edhe më tragjike është se Vincenzo Troia ishte bërë baba vetëm pak muaj më parë, me djalë. I riu jetonte së bashku me partneren e tij në një banesë përballë shtëpisë së prindërve, aty ku ndodhi tragjedia.
