
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, pasi një nxënëse 17-vjeçare sulmoi me thikë mësuesen e saj brenda një klase. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së shkollës.
Incidenti ndodhi më 11 shtator në shkollën shtetërore “Dr. Gerson dos Santos”, në qytetin Cametá, në shtetin Pará, në verilindje të Brazilit. Nxënësja e klasës së 11-të dyshohet se sulmoi mësuesen e matematikës, Betânia de Almeida.
Në pamjet e publikuara, 17-vjeçarja shihet pranë tavolinës së mësueses, ndërsa në fillim luan nervozisht me flokët. Pak sekonda më vonë, ajo nxjerr një thikë dhe i drejtohet papritur mësueses.
Mësuesja arrin t’i shmanget goditjes së parë dhe nis të përleshet me nxënësen në përpjekje për t’i marrë thikën. Në pamje duket se 17-vjeçarja tenton ta godasë sërish, madje edhe pranë fytyrës, ndërsa mësuesja përpiqet të mbrohet.
Mësuesja arrin të dalë nga klasa, por nxënësja e ndjek për një distancë të shkurtër, para se situata të vihet nën kontroll.
17-vjeçarja u arrestua në vendngjarje nga policia. Sipas raportit të Policisë së Pará-s, ajo dyshohet se u tha efektivëve se e kishte sulmuar mësuesen pasi “nuk e pëlqente”.
Sulmi ndodhi pak pasi ishte vlerësuar testi i nxënëses. Një familjar i mësueses deklaroi për mediat braziliane se Betânia de Almeida sapo kishte përfunduar korrigjimin e testit kur u sulmua.
Mësuesja u transportua në Spitalin Rajonal të Cametá-s, ku mori disa qepje. Mjekët konstatuan se plagët nuk kishin prekur ndonjë organ jetësor dhe ajo u largua nga spitali.
Për shkak të moshës, 17-vjeçarja nuk përballet me të njëjtin regjim penal që zbatohet për të rriturit në Brazil. Sipas avokates Thais Cruz, e cila foli për rastin, veprimi mund të cilësohet si një shkelje e rëndë e ngjashme me tentativën për vrasje dhe mund të çojë në vendosjen e të miturës në një strukturë të posaçme.
Shoqata e Punonjësve të Arsimit Publik në Pará dënoi sulmin, duke theksuar se dhuna ndaj mësuesve është një problem që prek të gjithë shoqërinë.
?Update: Teen stabs teacher as she desperately fights for her life in deadly, caught-on-video attack! Just another reason to arm teachers! https://t.co/JU6TzoLsyw
— US Homeland Security News (@defense_civil25) September 19, 2026
