
Faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e konkurrentit më të ri. Pas një eksperience të paharrueshme verore në “Pushime On Top”, teksa gjithashtu është pjesë e Top Albania Radio, Eni Shehu është gati për skenën e “DWTS”.
Partnerja e tij e kërcimit Odeta ka 20 vite që kërcen role të para në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up” dhe bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj dhe bukuroshja nga Kosova Juliana Nura janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.
