
Këngëtari i qindra hiteve Ylli Limani feston sot ditën e lindjes. Ai mbush plot 29 vjeç, dhe është në majat e karrierës së tij. Së fundmi ai ka lancuar edhe bashkëpunimin e tij me këngëtaren Dafina Zeqiri e cila titullohet “Kaje”.
Këtë e ka bërë të ditur miku tij i afërt ku e ka uruar atë me fjalët më të ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen përjetë vëllai im, ti i meriton të gjitha të mirat e botës”, shkruan në një insta story miku i tij.
Edhe ne i urojmë Yllit edhe 100 vite të tjera të lumtura.
