SHOWBIZ / E Hënë 30 Gusht 2021, 13:01

U nda para 2 ditësh me Mozik, sot Loredana kapet mat me Yll Limanin po shijojnë pushimet në Greqi

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë tashmë kanë nisur pushimet dhe duket se kanë zgjedhur një destinacion të njëjtë.

Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxhën, reperen Loredana Zefi e po ashtu edhe artistin tjetër të njohur, Yll Limani, të cilët momentalisht janë në Mykonos, Greqi.




Në këtë vend pushimet po i kalojnë edhe çifti i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Së fundmi ka qenë Lori e cila ka ndarë disa fotografi nën shoqërimin e Yllit e po ashtu edhe vajzës së Ledrit, Poem Blu.



“Një miqësi e mirë ta rifreskon shpirtin”, ka shkruar Zefi në imazhin me Yllin.

Të njëjtit shihen se po argëtohen në masë të madhe, gjersa pushimet vijnë pas një sërë angazhimesh me mbrëmje e koncerte muzikore.

 




Në po të njëjtin lokacion në shtetin helen ndodhet edhe modelja e aktorja e njohur nga Peja, Arta Nitaj. /Telegrafi/