SHOWBIZ / E Martë 12 Tetor 2021, 12:12

Turi çfarë babai është? Orinda i tregon të gjitha me një foto: Nuk e besoj dot sa me fat jam, ai e ushqen dhe natën

 

Atara po rritet ditë pas dite dhe tashmë ajo është një bebushe e bukur dhe e shëndetshme 5 muajshe.

Mami Orinda, e cila të dielën u kthye në punë me programin e saj “Jo vetëm modë”, ka gjetur pak kohë për të na treguar sf idat e saj si nënë e re që është. Mes shumë pyetjeve, nuk mund të mungonte edhe ajo se çfarë babai është Turi.

Dhe Orinda ka “përfituar” nga rasti të na rrëfejë edhe ca sekrete të vogla.

“Turjan Hysko është babai më i mirë në botë. Jemi me fat që e kemi.

Ku rrë nuk do ma merrte mendja që do të ishte kaq shumë i përkushtuar. Ja të themi dhe një sekret. Në orën 01:30 të mëngjesit, Atarën e ushqen Turi, pasi unë i kam dhënë 10 minuta gji.

Por mund të flejë lehtësisht dhe të kujdeset ai”, tregon Orinda e cila ka zbuluar dhe diçka tjetër, që tingëllon vërtetë e lezetshme dhe shumëë e vërtetë kur baballarët kujdesen për fëmijët e tyre.