SHOWBIZ / E Martë 31 Tetor 2023, 21:09

Tha se e ka kushëri, Dafina konfirmon lidhjen e re me një puthje në buzë

Pas ndarjes nga DJ Geek, Dafina Zeqiri ka nisur një lidhje të re dashurie me biznesmenin Kreshnik Gjergji. Dafina i hodhi poshtë lajmet duke treguar se ata janë kushërinj. Mirëpo mesa duket kjo nuk është e vërtetë pasi dyshja tani kanë konfirmuar lidhjen e tyre. 

Ndryshe nga postimet e shkuara ku kanë preferuar të rezervohen, këtë herë kanë treguar pak më shumë nga momentet mes tyre.

Gjatë një mbrëmjeje me miqtë e tyre në një restorant, Kreshniku ka postuar një video ku e puth këngëtaren në buzë. Videoja romantike është postuar edhe nga Dafina.