
Bashkëshortja e Astrit Ademajt i ka dedikuar disa fjalë prekëse një ditë pas vrasjes së tij.
Ajo shprehet se ata të dy kaluan 17 vite martesë, por sipas saj çdo gjë ishte e lehtë pasi kishin njërin tjetrin.
Valbona Bahtiri Ademaj shkruan se besimi i tij i jep forcë asaj për të rritur fëmijët e vegjël, të cilët i ndjeri, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, nuk arriti dot t’i përcjellë në klasë të parë.
“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar Valbona Bahtiri Ademaj.
