SHOWBIZ / E Premte 28 Nëntor 2025, 21:09

‘Shpat, Xheneti te…’ – fansat publikojnë këngën prekëse për artistin e ndjerë! Merr mijera klikime (VIDEO)

Humbja e papritur e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur mbarë publikun shqiptar, por njëkohësisht ka sjellë edhe një reagim të fortë emocional nga fansat e tij.

Në rrjetet sociale është publikuar tashmë një këngë/homazh e realizuar nga ndjekësit, e cila i dedikohet artistit që u shua në kulmin e jetës dhe karrierës. Videoja përmban foto të Shpatit ndër vite, ndërsa teksti mban mesazhe prekëse si:

“R.I.P – Qe do të bëheshin këngë për ikjen tënde nga kjo jetë, o artist… nuk e menduam kurrë kaq shpejt.”

Kjo iniciativë ka prekur zemrat e mijëra fansave që po e shpërndajnë videon masivisht, duke e kthyer atë në një simbol të kujtimit dhe respektit për artistin që dhuroi emocione e buzëqeshje për më shumë se dy dekada.

Komentet në rrjet janë të mbushura me lot, kujtime dhe falënderime për muzikën që ai la pas:

“Shqipëria humbi një artist të dashur.” “Do të jetosh përmes këngëve të tua.” “Prehu në paqe Shpat.”

Ndërsa familja dhe kolegët përballen me dhimbjen e madhe, fansat kanë zgjedhur artin si mënyrën më të bukur për ta kujtuar përgjithmonë Shpat Kasapin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE