LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 16:04

Aksidenti tragjik në Durrës/ Arrestohet shoferi i taksisë, zbardhet dëshmia e parë e 26-vjeçarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës me pasojë vdekjen e një kalimtari, 66-vjeçar, i identifikuar si Fezi Dine.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se drejtuesi i taksisë, Aldi Talelli 26 vjeç, është arrestuar nga policia.

Ai rezulton me dokumentacion të rregullt për drejtimin e taksisë (dëshmi për taksi). Ka 8 vjet në drejtim automjeti. Sipas testit të kryer, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Aktualisht po merret në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Në komunikimet e para, taksisti 26-vjeçar ka deklaruar se “i ka ikur mjeti”.

Shkaku i saktë do të përcaktohet nga hetimet dhe ekspertiza./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE