LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 17:05

VIDEO/ Tensione te “Revolucioni Flamingo," dy grupe protestuesish përplasen fizikisht para Kryeministrisë

Përplasjet brenda të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo” kanë kaluar këtë të diel nga rrjetet sociale në shesh.

pamjet e siguruara nga protesta para Kryeministrisë, dy grupe protestuesish shihen duke u përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa persona të tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë.

Incidenti vjen në një moment kur brenda lëvizjes janë shfaqur hapur pakënaqësi për mënyrën e organizimit dhe drejtimin e protestave.

Më herët gjatë ditës pati edhe një debat të fortë në rrjetet sociale mes mbështetësve dhe aktivistëve të “Revolucionit Flamingo”, megjithëse personat e përfshirë në atë debat nuk duket të jenë të njëjtët që shfaqen në përplasjen fizike para Kryeministrisë.

Pamjet e fundit dëshmojnë megjithatë se tensionet brenda protestës nuk janë më vetëm virtuale, teksa në ditën e 78-të të saj përplasjet kanë mbërritur edhe mes vetë protestuesve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE