LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 18:06

Shembet ballkoni në Palermo, 56-vjeçarja përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një 56-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi ka rënë nga ballkoni i banesës në Palermo, Itali, i cili është shembur papritur nën këmbët e saj.

Gruaja, Gizella Nazs, me origjinë nga Hungaria dhe banuese në Palermo, ndodhej në banesën e saj, pranë stacionit qendror të qytetit, kur ndodhi incidenti. Sipas raportimeve paraprake, ajo kishte dalë në ballkon për të varur rrobat kur struktura u shemb.

Ballkoni ishte në gjendje të amortizuar dhe ishte rrethuar me një rrjetë të gjelbër. Pas shembjes, 56-vjeçarja ka rënë dhe ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Ajo u transportua në spital me kod të kuq.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve dhe policia, të cilat nisën ndërhyrjen dhe verifikimet për rrethanat e incidentit.

“Zakonisht pasdite ulemi poshtë këtyre ballkoneve për të marrë pak freski. Gjithçka ndodhi papritur. Shpresojmë që gruaja të mos jetë në gjendje shumë të rëndë”, tha një i moshuar që jeton pranë pallatit ku ndodhi shembja.

Rasti i dytë brenda tre ditësh

Ky është rasti i dytë i ngjashëm në Itali brenda vetëm tre ditësh. Më 14 gusht, një tjetër grua 56-vjeçare ndodhej në tarracën e banesës së saj, në katin e tretë të një pallati në Livorno, kur struktura u shemb papritur.

Gruaja ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë në spital./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE