LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 18:06

Ngjarje tr*nditese ne Durres ka humbje jete

Zbardhet dinamika e aksidentit fatal në Durrës, ku humbi jetën një 66-vjeçar.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur shoferi 26-vjeçar i taksisë, Aldi Talelli, ka parkuar makinën fillimisht në vijat e bardha, e në një moment të dytë, makina duket se del nga kontrolli dhe hipën në trotuar.

Në këtë moment kanë qenë duke kaluar disa qytetarë, mes tyre edhe një vajzë e vogël, ndërsa makina ka marrë para dhe ka përplasur në pjesën e biznesit 66-vjeçarin, Fezi Dine.

Shoferi shihet brenda në makinë, ku pas përplasjes ka ecur mbrapsht, ndërsa nuk ka dalë nga mjeti.

VIDEO KETU

Edhe pse qytetarët i kanë dhënë ndihëm e parë dhe më pas është transportuar në spital, si pasojë e plagëve i plagosuri ka humbur jetën në spital./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE