LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 19:07

TMERR brenda resortit turistik! Breshëri plumbash ndaj familjes, vritet gruaja shtatzënë, djali dhe nëna e saj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku një grua shtatzënë, fëmija dhe nëna e saj janë vrarë në një sulm me armë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në rajonin e Costa de la Luz pranë kufirit jugor të Spanjës me Portugalinë.

Dy burra të maskuar hynë me motoçikletë në ambientet e një resorti dhe hapën zjarr drejt një familjeje. Një 39-vjeçare, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, djali i saj adoleshent, 16 vjeç dhe gjyshja e fëmijës nga nëna, 62 vjeç, vdiqën të gjithë në vendngjarje si pasojë e plumbave.

Ndërkohë, dy persona të tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Policia ka njoftuar se pista kryesore ku po hetohet është larja e hesapeve apo një sulm hakmarrjeje nga rivaliteti i dy grupeve kriminale. Viktimat janë motra, nipi dhe nëna e një personi të arrestuar më herët për një sulm të ngjashëm me armë, të ndodhur në vitin 2024, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE