
95 mijë e 388 aplikime për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore janë aprovuar nga koordinatorët e shkollave, ndërsa 710 janë refuzuar.
Anita Kadriu, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministri të Arsimit ka deklaruar se sot, më 14.08.2026, do të mbyllet aplikimi për subvencionim në ora 00:00.
Sipas Kadriut, deri më tani kanë aplikuar 181 mijë e 599 persona.
Kadriu tha se këtë vit pasi do t’i subvencionojnë edhe nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë lejeqendrim në Kosovë, janë duke i pranuar fizikisht në Ministri vërtetimin se nxënësi vijon mësimin në vend.
“Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) është duke i ngarkuar në sistem. Mundet vetëm kjo të na marrë kohë, do të thotë veç për këtë kategori do të jetë i hapur sistemi. Po mendojmë që ta zgjidhim brenda ditës.” – tha Kadriu më 14.08.2026.
Kadriu shpreson se nga mesi i javës së ardhshme të përfundojë verifikimi i të gjitha aplikimeve.
Pastaj ajo tha se ASHI i dërgon të gjitha listat e verifikuara të aplikimeve për subvencionim në Ministri të Arsimit, e cila i kalon në një komision të veçantë për një verifikim final.
“Ky Komision e bën bartjen në Ministri të Financave për pagesa.” – shtoi Kadriu.
Ajo tha se synojnë që këtë vit nxënësit të pajisen me të gjitha tekstet shkollore dhe mësimi të fillojë më 01.09.2026.
Kurse, më 11.08.20226, drejtoresha Kadriu ka deklaruar për KALLXO.com se ende nuk e kanë përcaktuar shumën se sa do t’ju ndahet nxënësve të klasave 1 deri 5 dhe atyre 6 deri 9 për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore.
“Jemi duke pritë mbylljen e aplikimeve dhe në bazë të numrit të nxënësve që do t’i marrin në nivel Kosove, ne do të dimë ta ndajmë edhe shumën e mjeteve, d.m.th. e ndajmë saktë për secilin.” – ka thënë Kadriu më 11.08.2026.
Ajo e ka konfirmuar se Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026.
Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001, për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro. Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro.Aplikimi për subvencionim u hap më 27.07.2026 dhe realizohet përmes platformës e-Kosova.
Gjithashtu, Kadriu ka thënë se janë duke i subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore edhe nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nxënësit nga Sos fshatrat.
Njësoj si viteve të kaluara, edhe këtë vit, Ministria e Arsimit po e bën verifikimin e aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore përmes koodrinatorëve të pozicionuar në çdo shkollë.
Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024. Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
