SHOWBIZ / E Mërkurë 14 Shtator 2022, 00:12

Sarah Berisha dhe Dj Pm përgjigjen rreth planeve për martesë!

Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi me anë të një bisede ‘online’ e zhvilluar së fundmi me ndjekësit e saj, Sarah ka marrë disa pyetje, të cilave ka vendosur që t’ju përgjigjet partneri i saj i zemrës, Dj PM me disa video. Si çdo herë tjetër pyetja që gjithmonë është më e shpesht dhe që të gjithë janë shumë kuriozë është se kur do të martohet çifti. E për këtë Dj PM e ka një përgjigje:

Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’ që do të nisë së shpejti në Top Channel, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm.