SHOWBIZ / E Shtunë 30 Shtator 2023, 02:02

'Rikthehemi bashkë, kam ndryshuar', Fero i kërkon një mundësi të dytë Arbenitës

Arbenita dhe Fero vazhdojnë të jenë shumë të komentuar edhe pse tashmë i kanë ndarë rrugët e tyre. Fero pak ditë më parë deklaroi se nuk ka më asnjë lidhje me modelen, por postimet e tij të mëvonshme nxitën dyshime.

Ish-reperi publikonte fotografi në të cilat kujtonte kohën me Arbenitën, e kjo e fundit nuk i kursen thumbat ndaj ish-bashkëshortit.

Sot modelja ka postuar një video të një personi që qesh ‘me të madhe’ ku shkruhet: ‘Le të rikthehemi bashkë, kam ndryshuar’.

Kaq është dashur dhe po përflitet se Fero i ka kërkuar një mundësi të dytë Arbenitës.