
Aktorja e njohur për publikun Italian, Piera Degli Espoti ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e komplikimeve pulmonare.
Ajo ishte e shtruar në spitalin e Romës që nga data 1 Qershor, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot që t’ja dalë.

Piera, ka një karrierë të gjatë e shumë të larmishme duke filuar nga bashkëpunimet me regjisorët e mëdhenj si Pasolini e deri te Sorrenti.
Ajo ka shkruar një kapitull të rëndësishëm në historinë e teatrit dhe kinematografisë.

