SHOWBIZ / E Hënë 30 Gusht 2021, 22:10

Po flitet se do kthehen sërish bashkë/ Robert Berisha habit me ato që thotë për Nora Istrefin: S’jemi ndarë asnjëherë

Nora dhe Roberti janë përfolur së fundmi për një ribashkim. Fillimisht Prive publikoi disa foto ku Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee shfaqeshin në Aeroportin e Prishtinës nga ku u nisën për pushime familjarisht në Turqi.

Kaq u desh që në media të përflitej për një ribashkim të çiftit e për herë të parë për këtë temë ka folur Roberti i cili ka habitur me përgjigjen e tij.

I pyetur në ATV nëse është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim mes të dyve, Roberti tha se ata nuk janë ndarë asnjëherë.