SHOWBIZ / E Hënë 8 Qershor 2026, 21:09

Pas ndarjes, Brikena dhe Mateo bashkë në një program televiziv! Ftohtësia mes tyre nuk kalon pa u vënë re! (Foto)

Vetëm pak kohë pasi konfirmuan zyrtarisht fundin e marrëdhënies së tyre sentimentale, Brikena dhe Mateo janë gjetur sërish në të njëjtin ambient, por këtë herë jo për arsye personale.

Ish-çifti i njohur do të bashkëpunojë në kuadër të një projekti të ri televiziv, duke u bërë pjesë e panelit të sezonit më të ri të emisionit sportiv “Top Arena”, i cili pritet të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel më 11 qershor.

Lajmi për rikthimin e programit është bërë publik përmes një postimi të përbashkët nga Ed Manushi dhe faqja zyrtare e “Procesit Sportiv”. Në publikimin e bërë janë ndarë edhe disa fotografi nga prapaskenat dhe përgatitjet e stafit për sezonin e ri, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Megjithatë, më shumë sesa vetë emisioni, ajo që ka ngjallur diskutime ka qenë prania e Brikenës dhe Mateos në të njëjtin grup pune. Në fotografitë e publikuara vihet re qartë një distancë mes tyre. Edhe pse ndodheshin në të njëjtin ambient dhe në të njëjtën seancë fotografike, të dy kanë zgjedhur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, duke u pozicionuar në skaje të ndryshme të grupit dhe duke shmangur çdo afërsi të dukshme.

Kjo situatë ka nxitur komente të shumta nga publiku, i cili vazhdon të jetë kurioz për raportin mes tyre pas ndarjes.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Brikena kishte sqaruar përmes një mesazhi në kanalin e saj privat se ndarja mes tyre kishte ardhur në mënyrë të qetë, me mirëkuptim dhe respekt reciprok, pa konflikte apo polemika.

Megjithatë, angazhimi i tyre i përbashkët në “Top Arena” do t’i vendosë përballë njëri-tjetrit në të njëjtin panel gjatë gjithë sezonit. Për këtë arsye, vëmendja e publikut pritet të jetë e përqendruar jo vetëm te diskutimet sportive, por edhe te mënyra se si dy ish-partnerët do të bashkëpunojnë dhe do të ndërveprojnë në ekran pas ndarjes së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE