
Pas muajsh të mbushur me polemika dhe deklarata të forta mes saj dhe ish-partnerit Arnold, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Katerina, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me vogëlushen e saj.
Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ku shihen vetëm këmbët e foshnjës, e veshur me rroba rozë.
Krahas fotos, Katerina ka shkruar:
“My sunshine, my everything” (“Dielli im, gjithçka ime”),
duke shprehur edhe një herë dashurinë e madhe për të bijën.
Kujtojmë se disa muaj më parë, marrëdhënia mes Katerinës dhe Arnoldit u bë pjesë e debatit publik. Katerina deklaroi se ish-partneri nuk ishte interesuar për të dhe vajzën, ndërsa Arnoldi u përgjigj duke thënë se kishte dyshime për atësinë dhe kërkonte kryerjen e një testi ADN.
Nga ana tjetër, Katerina i mohoi këto pretendime, duke këmbëngulur se vajza është fëmija i tij dhe duke e akuzuar se po përpiqej të justifikonte mungesën e tij.

Pavarësisht polemikave që shoqëruan ndarjen, postimi i fundit tregon se vëmendja e Katerinës është e përqendruar te vajza e saj, me të cilën ndan herë pas here momente të veçanta në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
