
Një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII është hapur për qarkullim.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi i cili bën me dije se tashmë nga Tirana drejt juglindjes dhe Korçës shkohet me shpejt.
“Hapet për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII! Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri 500 metra pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor prej 7.5 km, me dy korsi vajtje-ardhje.
Ky investim është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë”, duke shënuar një tjetër hap në modernizimin e një prej akseve më të rëndësishme të vendit.
Me hapjen e këtij segmenti përmirësohet ndjeshëm qarkullimi, rritet siguria rrugore, shkurtohet koha e udhëtimit dhe lehtësohet transporti i qytetarëve dhe i mallrave”, shkruan Karakaçi në një postim në “Facebook”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
