Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti është sërish në pritje të ëmbël. Vitin e kaluar ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë djalin, Andreas, si fryt i dashurisë me sipërmarrësin shqiptar Ami Mëzezi.
Çifti nuk ka pritur gjatë për të rritur familjen dhe po presin bebin e dytë. Së fundmi ata kanë zbuluar se do të bëhen sërish me djalë.
Lajmi është bërë i ditur sot përmes një forme të veçantë të zbulimit të gjinisë. Gjinia është zbuluar nga ajri.
"Është djalë #2. Urime Lorena & Ami", shkruhet në banderolë.