SHOWBIZ / E Martë 26 Shtator 2023, 22:10

Olta Gixhari e konfirmon: Kam një lajm të keq për ju, jam anëtare jurie në Dancing with the stars

Olta Gixhari ka konfirmuar lajmin se do të jetë anëtare jurie në "Dancing with the stars". Aktorja me humor është shprehur se i vjen keq që po e jep këtë lajm.

"Kam një lajm të keq për ju. Sikur të mos mjaftonte 100 ditë brenda shtëpisë së Big Brother Albania, unë do të jem dhe anëtare jurie në Dancing with the stars. Taksirat!", shprehet Olta.